Categories: Intervento

Zjarri i fesë nuk shuhet kurrë

Dy vizitat e Etërve të Shenjtë në Shqipëri kanë qenë dy gëzime të mëdha, por edhe njëkohësisht, dy mesazhe me dimensione botërore. Vizita e papa Gjon Palit më 1993 sillte bekimin, shpresën dhe kurajën për një popull, i cili sapo kishte dalë nga errësira e diktaturës dhe duhet të ndërtonte një shoqëri pluraliste, demokratike dhe të begatë. Vizita e Papa Françeskut është një vlerësim maksimal i arritjeve të Shqipërisë që nga ajo kohë, por edhe një promovim i shembullit të një vendi ku komunitete të ndryshme fetare jetojnë në harmoni dhe liri të plotë ndërgjegje e besimi fetar. Cilësimi i Shqipërisë si tokë e martirëve dhe shembulli i motrës Maria Kaleta, na bëjnë të reflektojmë mbi rrugën e mundimeve që bëri populli ynë gjatë regjimit komunist. Secili që qetoi atë kohë, mban në kujtesë shembullin e atyre që u munduan të mbajnë të pashuar zjarrin e besimit tek Zoti dhe që vazhduan ushtrimin klandestin të riteve fetare nën rrezikun e dënimeve të rënda.

Unë kujtoj me respekt kolegun tim të moshuar në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, prof. Theofan Popën, një besimtar i devotshëm i besimit ortodoks, që më pati dhuruar fshehurazi një libër të Dhjatës së Re. Bisedonim shpesh herë mbi mesazhet e librit të shenjtë, pavarësisht se unë i takoja besimit bektashian. Për disa ditë më mori me vete në rrethin e Elbasanit, për të mbledhur ikonat e kishave që pas ndalimit të fesë, po ktheheshin në depo dhe salla dëfrimi. Në Manastirin e Shën Gjoni Vladimirit morëm arkëzën me reliket e shenjtit, si dhe ikonat që i kishte ruajtur një besimtar, pas kthimit të manastirit në një repart ushtarak. Brënda pak kohe, nëpër gjithë Shqipërinë, prof. Popa mblodhi disa mijëra ikona, libra fetarë e objekte kishtarë, që rrezikonin zhdukjen, duke krijuar një fond që ruhet sot në Muzeun e Ikonave në Korçë, Arkivin e Shtetit, Muze 0un Kombëtar në Tiranë, etj.

Në mënyrën më modeste kujtoj gjithmonë nënën time të mirë, që nuk harronte kurrë ditët e shenjta dhe përgatiste një ëmbëlsirë ditët e Pashkëve, ditën e Bajramit, apo të festave bektashiane, pa asnjë dallim. Ishte ky vullnet i përgjithshëm, që nga sakrifica sublime e klerikëvë katolikë, ortodokse, apo muslimanë, deri tek njerëzit e thjeshtë, që ruajti lidhjet shpirtërore me Zotin dhe institucionet fetare. Do të jetë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët mesha e parë e dhënë në Shkodër në 4 nëntor 1990, në fushë të hapur, para mijëra personave të të gjitha besimeve, nga një martir që sapo kishte dalë nga burgimi 26 vjeçar, i paharruari Dom Simon Jubani.

Nga Neritan Ceka
Ambasador i Shqipërisë në Republikën Italiane

 

Angelo Perfetti

Recent Posts

San Amato Ronconi: una vita dedita alla carità evangelica

San Amato Ronconi, terziario francescano, fondatore dell'ospedale dei poveri pellegrini di Saludecio Saludecio (Rimini), 1226…

8 Maggio 2024

Economic Outlook: declino dei paesi che non fanno figli. Allarme Ocse

Senza figli non c'è futuro. NurSind è il principale sindacato infermieristico in Italia. Si tratta della…

8 Maggio 2024

Vicariato-Lumsa: l’etica delle nuove tecnologie

Vicariato di Roma e Università Lumsa riflettono sull'etica delle nuove tecnologie. Si articolerà su due…

8 Maggio 2024

Le tre fiducie di Mattarella all’Onu

Fiducia alle Nazioni Unite, al loro Segretario Generale, alla loro agenzia per il sostegno ai…

8 Maggio 2024

L’Europa sia una guida per riaffermare la pace nel mondo

Quando penso all’Unione Europa come la conosciamo oggi, per comprenderne meglio le radici, la mia…

8 Maggio 2024

Denatalità: urge un cambiamento di mentalità

In un articolo pubblicato sul Corriere della Sera il 30 aprile, il giornalista e saggista…

8 Maggio 2024